Juventusi propozon merkato të stilit të NBA

Futboll 27 Mars 2020 11:10

Kufizimet e futbollit prej “Coronavirus” ndryshojnë gjithashtu edhe merkaton. Kriza e frenon rrjedhën e lojtarëve, natyrisht. Dhe drejtuesit e ekipeve të Serie A po fillojnë të shohin perspektiva të reja.

Fabio Paratici, menaxheri i Juventusit, ka propozuar një merkato futbolli të stilit të NBA; domethënë, pa fluks parash, por vetëm shkëmbime midis lojtarëve: “Do të ketë shumë shkëmbime, një situatë që do ta afrojë futbollin me NBA. Ka të ngjarë që disa klube, për shembull në Gjermani, të përfitojnë nga situata e përgjithshme e krizave për shkak të një ekonomie më të fortë se të tjerët”.

Përkundrazi, Beppe Marotta reflekton mbi mundësinë e uljes së çmimeve të lojtarëve: “Përtej datave, që duhet të përcaktohen ende, unë mendoj se në mënyrë të pashmangshme do të jetë një treg më i varfër dhe në të cilin, pra, mund të ketë më shumë shkëmbime. Do të shohim një rënie të përgjithshme të çmimeve, sepse problemi është global. Do të jetë e rëndësishme të mund të shfrytëzoni burimet e akademisë”.

Alessandro Lucci, agjent i Bonucci dhe Cuadrado, midis të tjerëve, tha se ishte kundër një merkatoje të gjatë 6-mujore, një linjë e përkrahur nga shumë kolegë të tij: “Çmimet do të jenë fiziologjikisht më të ulëta dhe metodat e pagesave do të duhet të shtyhen me kalimin e viteve, për t’i dhënë ekonomisë botërore një shans për të filluar përsëri. Do të ketë shumë shkëmbime me qarkullim të vogël të parave. Unë jam absolutisht kundër një mekatoje të hapur gjatë periudhës korrik-janar”.

-->