Juventusi tregon gjendjen e Ronaldos, para ndeshjes kundër Napolit

Futboll 28 Shkurt 2019 19:05

Cristiano Ronaldo pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Napolit në Serie A, këtë fundjavë, pasi sulmuesi i Juventusit mori pjesë në stërvitjen e së enjtes.

Pati shqetësime se portugezi mund të mungojë në këtë përballje me një problem në kyçin e këmbës, por Juve konfirmoi me anë të një komunikate se pesë herë “Topi i Artë” është “stërvitur normalisht”, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

Ende nuk është 100 përqind e sigurtë nëse portugezi do të luajë, por ka shumë gjasa që diçka e tillë të ndodh.

Mirëpo, nuk do të ishte befasi nëse ai pushohet, marrë parasysh faktin se biankonerët prijnë në tabelën e Serie A me 69 pikë, plot 13 më shumë se rivali i ardhshëm, Napoli, i cili gjendet në vendin e dytë. /Insporti.com/