A ka more kufi lakmia? Neymar i kërkon më shumë para PSG-së

Futboll 18 Mars 2018 13:21

Sipas një artikulli që është publikuar sot në Times, takimet e fundit të futbollistit brazilian Neymar me sheikët që kjanë pronar të klubit Paris Saint-Germain kanë pasur një qëllim kryesor – trajtimin e kërkesës së Neymarit për më hsumë para.

Në fakt kërkesa që Neymar i ka bërë sheikëve është e pabesueshme dhe astronomike.

Siç raporton gazeta londineze, Neymar ka kërkuar rritje rroge, ka kërkuar 1 milion Euro në javë, besoni apo jo.

Neymar aktualisht paguhet rreth 3 milionë Euro në muaj dhe është një prej futbollistëve më të paguar në botë, mirëpo, kjo nuk e ka ka ndalur atë që të kërkojë eshe më shumë, në kohën kur si pasojë e lëndimit është duke qëndruar në Brazil, në rehabilitim dhe ka pasur kohë që të reflektojë për Stephen Hawkingun e të dizajnojë frizurën e re.

Nëse pronarët e PSG-së pranojnë t’ia japin këto para Neymarit, ai do të shndërrohej në sportistin me kontratën më të madhe në botë, duke ia tejkaluar yjeve të Formulës 1, atyre të ligës NBA dhe të gjithë sportistëve tjerë në botë.

Kujtojmë që Neymar merr miliona edhe nga Nike si dhe sponsorët tjerë personalë, kurse sivjet ishte pjesë e një ekipi që dështoi ne Ligën e Kampionëve.

-->