“Ka marrë fund”!!! Bisedat mes lojtarëve të Chelsea-t, të gjithë ndihen të pashpresë

Futboll 11 Mars 2022 21:24

Ka një klimë pasigurie rreth Chelsea-t pas sanksioneve që qeveria britanike ka vendosur ndaj Roman Abramovich, presidentit të klubit londinez.

Oligarku rus nxorri klubin në shitje, por gjithçka u bllokua. Askush nuk e priste një situatë të tillë, madje edhe brenda klubit, në të gjitha nivelet.Në orët e fundit ka patur disa hipoteza ku përflitet edhe për falimentim.

Kjo rrugë efektivisht e lë Abramovich me dy opsione: të pranojë kushtet e qeverisë dhe të humbasë klubin pa të ardhura personale, ose ta lërë Chelsean të zhduket ngadalë.

Ka shumë të ngjarë që miliarderi rus të ecë përpara me opsionin e mëparshëm për të ruajtur të ardhmen e klubit, edhe nëse kjo do të thotë se ai nuk do të marrë asnjë monedhë prej 3 miliardë paund ku kërkonte për shitjen e klubit. Një situatë tjetër që nuk duhet nënvlerësuar është reagimi që ka ndodhur brenda klubit, nga punonjësit te lojtarët, pas lajmit për sanksionimin nga qeveria.

Ndër historitë që bie në sy është ai i një kontakti të afërt me një prej drejtuesve të dhomave të zhveshjes dhe ai i një agjenti, që kujdeset për interesat e një lojtari në huazim, i cili u pyet për financat dhe klientin e tij: “Kush e di se çfarë do të ndodhë? Nuk shoh rrugëdalje: gjithçka ka marrë fund.

Njerëzit janë të shqetësuar për punën e tyre. Askush nuk e di se çfarë po ndodh”: Simon Johnson raporton se ka shkruar frikën e punonjësve dhe mundësinë e shkurtimeve te rrogave në gjithçka që do të konsiderohet si shpenzim i tepërt dhe i padobishëm për muajt e ardhshëm. Një agjent i mësuar të merret me Chelsean gjithashtu la të kuptohet për shqetësimet e tij për situatën.

-->