Ka ndërruar jetë boksieri i njohur Peau

Boks 13 Shkurt 2020 17:33

Jimmy “Thunder” Peau ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Peau ndërroi jetë pas një operimi në tru.

Ish-boksieri, i cili njihet për njërin prej nokauteve më të shpejtë në histori të boksit pas vetëm 1.5 sekondave, ndërroi jetë derisa ishte në gjumë në vendlindjen e tij në Zelandën e Re.

Ish-kampioni i peshave të lehta në IBO dhe WBF kishte fituar edhe medaljen e artë në Lojërat e Commonwealthit në vitin 1986.

Ai shijoi 35 fitore dhe 14 humbje para se të pensionohej në vitin 2002.

 

-->