Ka përfunduar faza e dytë në Botërorin e basketbollit – Këto janë çiftet çerek-finale

Basketboll 09 Shtator 2019 22:02

Ka përfunduar faza e dytë në Botërorin e basketbollit që po mbahet në Kinë.

Kështu janë mësuar çiftet çerek-finaliste të kësaj gare.

Australia ka arritur të korr fitore ndaj Francës me dy pikë epërsi, 100-98.

Kështu, Australianët në çerek-finale takohen me Çekinë, edhe pse u mposhtën nga Greqia 77-84.

Një super çerek-finale na pret në përballjen në mes SHBA-ve dhe Francës.

Amerikanët fituan ndaj Brazilit sot me rezultatin 89:73.

Këto janë të gjitha çerek-finalet e këtij botërori:

Argjentina – Serbia

Spanja – Polonia

SHBA – Franca

Australia – Çekia