Ka përfunduar meçi Boser vs Latifi, ky është fituesi

Boks 06 Qershor 2021 09:05

Ylli shqiptar, Iliri Latifi mbrëmë u rikthye në kafaz ndaj Tanner Boser, përballje kjo e peshave të rënda, shkruan Insporti.

Latifi e mposhti Tanner Boserin në eventin e UFC që po mbahet në Las Vegas.

Pas tri raundeve, nuk pati nokaut dhe vendimi për fituesin i takoi gjyqtarëve.

Ata me vendim të ndarë shpallën Latifin fitues të duelit. Dy prej tyre ia dhanë pikët Latifit, kurse një Boserit.

Iliri aktualisht ka 15 fitore, tetë humbje dhe asnjë barazim, derisa kundërshtari i tij ka 19 fitore, shtatë humbje dhe një barazim.

-->