Kabashi: Nënshkrimet janë për të ndryshuar Statutin e FFK-së, jo për ta rrëzuar Agim Ademin

Kombëtarja 14 Janar 2020 22:41

Presidenti i klubit të futbollit Ballkani, Arsim Kabashi ka publikuar disa dokumente që sipas tij janë pikat e akorduara me krerët e klubeve pas takimit të së shtunës, shkruan Insporti.com.

Kabashi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se nënshkrimet e mbledhura nuk janë për ta rrëzuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademi por për ta ndryshuar Statutin.

Qëllimi i takimit ishte që të ndryshohet Statuti, me faktin që investitorët të thonë fjalën e tyre në FFK dhe jo personat që nuk investojnë, gjithnjë sipas presidentit të Ballkanit.

Ditë më parë, po nëpërmjet Facebook ka shkruar se ai është në mbështetje të Ademit.

A duhen ndryshime të Statutit apo udhëheqësisë ne FFK?

 

 

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Kabashit pa ndërhyrje:

Pasi disa prej mediava jan te manipuluara edhe qëllimkqia në dëm të të gjitha atyre që i kam potencuar në statusin e djeshem ,

Me këtë postim prap e dëshmoj se qellimi i takimit ka qen dhe do të mbahet gjithmonë deri ti mbrojmë të drejtat tona , dhe mbrojtjen e investitorëve serioz në sportin në Kosovë ,

Ndërrimi i Statutit të FFK-s , ku kerkojme që në Komitet Egzekutiv të kene të drejtë me nga një përfaqësues të gjitha klubet e Superligës, disa antar të ligës së parë etj..

-->