Kahn: Do të ketë jetë pas koronavirusit

Futboll 01 Prill 2020 14:43

Ish portieri i Bayern Munchen, Olivier Kahn, është deklaruar rreth krizës së shkaktuar nga virusi korona në futboll transmeton Insporti.

“Do të ketë jetë edhe pas kësaj krize. Askush tani nuk mund të parashikoj se çfarë do të bëhet me futbollin. Nuk i dihet, ndoshta do ta kuptojmë futbollin për atë se çfarë është në të vërtetë: qef, emocione pozitive dhe kohë kualitative”.

“Lojtarët që kanë vendosur për shkurtim të pagës tregon shumë për solidaritetin e tyre në këtë kohë të vështirë”.

Duke folur për zhvillimet në Bayern Munchen ai u shprehë, “Bayerni do vazhdojë të blejë lojtarët më të mirë në treg por gjithmonë me një sy nga akademia. Ne duam që të kemi Philipp Lahm i ri, Thomas Mullerin e Alaban”

-->