Kahn: Klubet evropiane nuk do të bëjnë transferime të mëdha pas pandemisë

Futboll 31 Maj 2020 22:36

Legjenda e Bayern Munchen, Oliver Kahn ka folur rreth afatit kalimtar ku është shprehur se nuk do të ketë shumë transfere të mëdha në Evropë, transmeton Insporti.

Kahn, i cili është edhe drejtor i Bayernit është deklaruar edhe Leroy Sanen dhe Kai Havertz, emra që po lakohen shumë me një kalim në “Allianz Arena”.

“Për momentin kemi gjëra tjera në mendje. Nuk besoj se do të ketë shumë transfere të mëdha në Evropë gjatë këtij afati” – tha ai për Sky 90.

“Havertz është lojtar fantastik por kjo nuk do të thotë se Bayerni është i interesuar. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022, ndaj nuk mund të komentoj më shumë”.

Havertz hates the gym, he just wants a ball at his feet ...

“Sane pati një lëndim të rëndë dhe është duke u përpjekur të kthehet në formë. Vështirë është të flasësh për lojtarë që kanë ende kontrata valide me klubet e tjera” – përfundoi ai. /Insporti.com/

-->