Kajtazi vazhdon riorganizimin e Vushtrrisë, hap konkurs në pozita të rëndësishme

Futboll 21 Korrik 2020 10:58

Drejtuesit e klubit së Vushtrrisë në krye me kryetarin Bajrush Kajtazin janë duke vazhduar riorganizimin dhe duke dërguar klubin drejt modelit evropian.

Vushtrria në faqen e tyre zyrtare kanë njoftuar se kanë hapur konkurs për pozita të rëndësishme në klub, siç është ajo e drejtorit ekzekutiv dhe drejtorit sportiv.

Po ashtu edhe për pozitën e lirë të kryetrajnerit të skuadrës së parë, pozitë që po e ushtron Fitim Llapashtica.

Përkundër faktit se klubi nga sezoni i ardhshëm do të bëj gara në rangun e dytë të futbollit “Liga e Parë”, kryetari Kajtazi nuk po ndalet duke premtuar se do të rikthehen edhe më të fortë.

Ditë më parë klubit iu premtuan 600 mijë euro investim nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Kjo shumë parash do të përdoret për rinovimin e stadiumit “Ferki Aliu”.

 “Viciana Sports Club për “K.F. Vushtrria”, me rastin e riorganizimit të klubit dhe në vazhdën e ndryshimeve të vazhdueshme për punë dhe profesionalizëm, shpall konkurs për këto pozita:

Me orar të plotë:

• Drejtor ekzekutiv (CEO)

• Zyrtar Financiar

• Drejtor sportiv

• Sekretar i klubit

• Koordinator i klubit (përgjegjës për organizimin e ndeshjeve dhe koordinimin e aktiviteteve tjera brenda hapësirave të klubit)

• Menaxher i stadiumit (dhe aseteve tjera përcjellëse)

• Zyrtar për media

• Kryetrajner për Skuadren A

• Ndihmës trajner për Skuadren A

• Trajner i portierëve për Skuadren A

• Trajner kondicional

• Përgjegjës për sektorin e scout-ëve (përzgjedhësve të futbollit)

• Evidentues statistikor

• Fizioterapeut

• Doktor i përgjithshëm

• Drejtor / Koordinator i shkollës së fubollit

• Trajner për 6 grupmosha (U-19, U-17, U-15, U-13, U-11, U-9)

Me orar të pjesshëm (part-time):

• Scout (nga të gjitha qytetet e Kosovës)

• Shitës i biletave

• Fotograf

• Video Xhirues / Animator

• Punëtor në byfen e stadiumit

• Mirëmbajtës i objekteve të stadiumit (pastrues)

Per te aplikuar, ju lutemi vizitoni: http://vicianasc.com

Konkursi mbetet i hapur per 14 dite, prej dites se publikimit”.

-->