Kalinic tregon a e mori medaljen e argjendtë si futbollistët tjerë kroatë

Futboll 20 Korrik 2018 17:39

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Rusi, ku Kroacia luajti në finale dhe u mund nga Franca, shtabi teknik i këtij ekipi kombëtar kishte vendosur që një medalje të argjendtë t’ia dërgojë edhe Nikola Kalinicit.

Kujtojmë që këtë futbollist, selektori Dalic e kishte kthyer në shtëpi nga Rusia, meqë kishte refuzuar inkuadrimin në ndeshjen me Nigerinë.

Edhe pse nuk kishte luajtur asnjë minutë dhe më pas i përjashtuar nga ekipi, shokët dhe stafi te Kroacia vendosën që t’i japin medaljen e argjendtë, por 30 vjeçari ka refuzuar ta marrë këtë medalje. “Faleminderit për medaljen, por unë nuk luajta fare në Rusi” – tha Kalinic për median kroate Sportske Novosti, përcjell Insporti.

-->