Kallet Zagrebi, shikoni pamjet

Futboll 07 Korrik 2018 23:22

Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas 20 vjetëve, duke bërë që tifozët në Zagreb të shpërthejnë në festë.

Kroacia triumfoi pas ekzekutimit të penalltive, 4:3 – pasi 120 minuta lojë përfunduan 2:2.

Tifozët në Zagreb e kanë shikuar me emocione këtë super ndeshje dhe kanë shpërthyer në festë pas penalltisë së fundit nga Ivan Rakitic, që i dërgoi ata në gjysmëfinale të Botërorit të Rusisë, aty ku do të përballen me Anglinë dhe do të tentojnë të shkruajnë histori, për t’u kualifikuar për herë të parë në finale.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Luka Modric i Real Madridit, i cili u vlerësua si më i miri nga FIFA. /Insporti.com/