“Kam humbur shqisën e nuhatjes dhe shijimit” – flet basketbollisti i prekur me koronavirus

Basketboll 24 Mars 2020 10:59

Rudy Gobert ishte lojtari i parë në NBA që u diagnostikua me COVID-19. Diagnostifikimi i tij me koronavirusin ishte një alarm i duhur edhe për pjesën tjetër të komunitetit NBA.

Ai ka treguar për gjendjen vazhdimisht përmes rrjeteve sociale dhe ndërsa gjendja e tij nuk ka qenë serioze, tani ai po shfaq simptoma.

Përmes Twitter, Gobert ka treguar se ka humbur shqisën e nuhatjes.

“Humbja e nuhatjes dhe shijimit është padyshim një nga simptomat, nuk kam arritur të nuhas asgjë për 4 ditët e fundit. Kush tjetër po përjeton të njëjtën gjë?”, shkroi ai.

Rasti i Gobert zgjoi komunitetin e NBA, të cilën e pezulluan kampionatin – pasi ditë më vonë virusi shpërtheu edhe te basketbollistët e tjerë.

Deri më tani, përveç Gobert pozitivë me koronavirus kanë testuar edhe Donovan Mitchell, Christian Wood, Kevin Durant, Marcus Smart, tre lojtarë të Brookyln Nets, si dhe dy lojtarë të Los Angeles Lakers.

-->