“Kam kohë që nuk flas me Real Madridin”

Futboll 27 Mars 2020 09:46

Sezonin e ardhshëm, pavarësisht se kur do të nisë, Achraf Hakimi, mbrojtësi i krahut i huazuar te Borussia Dortmund, do të kthehet te Real Madrid.

Lojtari, i ftuar tek emisioni El Chiringuito, ka zbuluar se ka kohë që nuk flet me klubin madrilen. “Nuk flas me klubin qëkur jam larguar”, ka thënë Hakimi.

“Nuk më është thënë akoma asgjë për të ardhmen. Megjithatë, nuk mendoj shumë për këtë. Nëse do të kem mundësinë të kthehem, do të jem i lumtur”.

“Nëse nuk do të ndodhë, atëherë do të vazhdoj të rritem dhe të përmirësohem te një skuadër tjetër”.

-->