Kamberi me veprim të çuditshëm, largon fotografit me fanellën e Shqipërisë

Futboll 05 Prill 2021 11:27

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi ka larguar të gjitha fotografit në të cilat shihet me fanellën Kombëtares së Shqipërisë nga rrjeti social “Instagram”, raporton Insporti.com.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, italiani Edy Reja nuk e kishte aktivizuar Kamberin në ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë, gjë e cila e kishte hidhëruar Kamberin.

Kjo ka bërë që sulmuesi nga Kosova të revoltohet, pasi dëshira e tij e madhe është që të ketë minuta me fanellën kuqezi, por që në dy grumbullimet e para nuk ka gjetur hapësira.

Nga ana tjetër, Reja ishte justifikuar për Kamberin, duke thënë se është i lënduar. /Insporti.com/

-->