Luftë billbordesh nga Lakers dhe 76ers për LeBron James

NBA 09 Mars 2018 20:53

Lakers, Rockets dhe Sixers me kampanja për të transferuar LeBron James.

LeBron James ende nuk ka vendosur se pjesë e cilës ekipë do të jetë sezonin e ardhshëm në NBA. Ai është frustruar me Cleveland Cavaliers të cilët nuk kanë arritur t’ia plotësojnë dëshirat për lojtarët e kërkuar. Për këtë arsyeje, James friksohet se nuk do të mund të luftoj për titullin më të madh të basketbollit në botë, dhe në realitet kjo duket mjaft e vështirë duke marrë parasysh se Golden State Warriors vitin e kaluar kishin deklasuar në plejoff ekipin e tij, që në atë kohë ishte dukshëm më i mirë pasi në radhët e saj kishin edhe Kyrie Irving.

Ekipet si Lakers, Rockets dhe Sixers po e shfrytëzojnë këtë mundësi duke lobuar fuqishëm për të shtuar në skuadrat e tyre, lojtari më të mirë në dekadën e fundit, LeBron James.

Philadephia 76ers tani kanë filluar të flirtojnë me LeBron James, me billborda masiv në rrugët e qytetit të Philadelphias, që thojnë “Philadephia e don Jamesin”, “Beso në proces”, etj.

Lakers në anën tjetër i kanë shpallur luftë nëpërmjet billbordave Sixersave duke kombinuar emrin e tij me shkrutësën për qytetin e Los Angjellosit: “LABron James”, “Harro procesin, ne fitojmë tituj”).

LeBron James poashtu ka mundësi që të nënshkruaj përsëri me ekipin e tij të tanishëm, Cleveland Cavaliers, të cilët janë në gjendje t’i ofrojnë atij gjithçka për të qëndruar.

LeBron James, sipas burimeve të ESPN, ka cilësuar edhe Houston Rockets si destinacion të mundshëm. Marrë parasysh formën e lartë të Rockets këtë sezon, Houston duket të jetë vendi ideal për LeBron James, pasi vetëm ky ekip mund t’i ofroj ati kalibër kampioni në NBA. Ndërsa, ekipet e Lakers dhe Sixers ende janë në kërkim për të ndërtuar skuadër, e cila do të pretendonte seriozisht titullin e NBA, dhe do t’i bënte ballë Golden State Warriors, të Kevin Durant dhe Steph Curryt.

Beteja mes skuadrave të cilat duan ta kenë Lebron Jamesin vetëm sa ka filluar. Do të jetë interesant gjatë afatit kalimtar të verës, dhe bujës se madhe që do të bëhet për të transferuar LeBron James nga Lakers, Sixers dhe Rockets. /Insporti.com

-->