Kampion i thënçin

Superliga 11 Nëntor 2018 18:03

Bashkimi mund të jetë kampion i Kosovës në basketboll, por me shfaqjen që ka dhënë në çerekun e dytë të ndeshjes me Golden Eagle Yllin në Suharekë, ky ekip dëshmoi se është në krizë të rëndë.

Irisht mund të thuhet se për kampionin e një lige shfaqja në këtë dhjetë minutash ka qenë e turpshme dhe shifrat e dëshmojnë këtë.

Bashkimi në çerekun e dytë shënoi vetëm 3 pikë dhe atë që të triat, në minutën e fundit të këtij çereku pasi nuk shënoi për më shumë se 9 minuta dhe ndërkohë vendësit ishin në seri 26:0, raporton Insporti.

Përndryshe Bashkimi sivjet ka qenë në krizë që nga përfundimi i sezonit të kaluar dhe për katër muaj dy herë u ndërrua kryesia e klubit, kurse situata financiare ka shkuar duke u rënduar.

Sidoqoftë, me dy amerikanë dhe disa basketbollistë solidë kosovarë në parket, kampioni i Kosovës ishte në terr për më shumë se 9 minuta dhe sikur të mos ishte një shënim i Jordan Cappsit, vetëm 15 sekonda para se të përfundojë çereku, do ta përfundonte një periudhë pas asnjë shënim nga loja, diçka që nuk mbahet në mend se ka ngjarë ndonjëherë në Superligë.