Kampionati Botëror në Judo, Tokio 2019 ekskluzivisht në Artmotion
Sporte luftarake
19 Gusht 2019
11:24

Nga 25 gusht deri më 1 shtator, zemra e xhudos kosovar do të rrah vetëm në një platformë – Artmotion.
889 xhudoka nga 152 shtete e 5 kontinente dhe në mesin e tyre 5-shja legjendare e xhudos kosovare: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe natyrisht, Akil Gjakova, të udhëhequr nga Driton Kuka , do të udhëtojnë për në vendlindjen e këtij sporti në gjah për medaljet e reja.
Për 8 ditë rresht, xhudokat më të mirë në botë do të luftojnë për titujt e kampionëve botëror pikërisht në të njëjtën arenë ku vetëm 1 vit më vonë, me 2020 do të luftojnë për medaljen Olimpike.
Gara më e madhe e vitit në xhudo – Kampionati Botëror do të transmetohet vetëm dhe ekskluzivisht në platformën Artmotion.