Kampionati Botëror në tenis, Kosova shënon fitore ndaj Zimbabvesë

Tenis 19 Qershor 2021 23:02

Kosova ka shënuar fitore sot kundër Zimbabvesë, duke zënë pozitën e 13-të në “Billie Jean King Cup 2021”.

Kosovës këtë fitore ia siguruan fitoret e Donika Bashotes dhe Adrijana Lekaj.

Ndërsa në double, Vesa Gjinaj dhe Aja Broqi, u detyruan të dorëzojnë lojën në setin final për shkak të lendimit të tenistes, Vesa Gjinaj,

Kosova kështu mbylli ndeshjen me fitore 2-1 në meçe ndaj Zimbabvesë.

-->