Kampionet super seksi të Prishtinës

Superliga 13 Maj 2019 17:10

Prishtina këtë edicion ka qenë e pandalshme në ligën e femrave në basketboll duke e fituar titullin kampion dhe kupën e Kosovës.

Një rol të madh në këtë sukses padyshim kanë pasur edhe Irma Konjusha, Artina Hasani, Besjana Martinaj dhe Era Shatri.

Përveç vëmendjes në parket, të katër basketbollistet nuk ia lënë keq as jashtë saj.

Vëmendje të veçantë i kushtojnë edhe pamjes së tyre, ku sytë nuk mund të mos shkojnë nga to.

Tërheqëse, seksi, të veshura bukur, me vija trupore në super formë, janë këto basketbollistet prishtinase, arsyeja që gjinia mashkullore është prezent në ndeshjet e tyre, “mbajnë fajin” e Hasanit, Konjushës, Martinajt e Shatrit.

Kampionati tashmë ka përfunduar dhe koha është për pushimet e verës, plazhet, muzikë e shumë qejf, pas një sezoni fantastik të tyre.

Padyshim që kjo verë me këtë katërshe fantastike të Prishtinës do të jetë mjaftë e “nxehtë”, me plazhet dhe klubet e natës, ku ato do të jenë prezente, atmosfera as që do të vihet në diskutim.

Mbajuni miq, sepse kjo verë do të jetë “qershia mbi tortë” …!/Insporti