Kampioni e mbyll me barazim kundër Eibarit

Futboll 19 Maj 2019 20:42

Barcelona e ka përfunduar sezonin në La Liga me barazim, kundër Eibarit.

Lionel Messi ka shënuar dy gola për Barcelonën në barazimin 2:2 me Eibarin në xhiron e fundit të sezonit në La Liga.

Te Eibari shënuan Cucurella dhe De Blasis.

Barça është shpallur më herët kampion dhe sezonin e mbyll me 87 pikë, 11 më shumë se ndjekësi Atletico e 19 më shumë se rivali i përbetuar Reali.

Messi ndërkaq e mbylli sezonin me 36 gola.

Barcelona të shtunën e ardhshme ndaj Valencias në finale të kupës e zhvillon ndeshjen e fundit për këtë sezon.