Kampioni fillon të shpenzojë milionat – konfirmon përforcimin e radhës

Futboll 06 Gusht 2018 18:29

Klubi i Futbollit Drita, kampioni aktual i Kosovës në futboll pasi u eliminua nga gar evropiane, tashmë ka filluar të përqendrohet plotësisht në garat vendore dhe ka konfirmuar përforcimin e radhës.

Drita u eliminua nga ekipiu gjysmë amator Dudelange në kualifikime për Europa League, por në Kosovë është një nga favoritët për ttull dhe transferi i fundit e konfirmon një gjë të tillë.

“Fjala është për Filonit Shaqirin, i cili sot është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit. Lojtari është shprehur shumë i kënaqur që tani është pjesë e kampionit, dhe është i gatshëm që ta ndihmojë ekipin për sezonin e ri” – thuhet në kumtesën e klubit.

-->