Kampioni i boksit debuton me klubin ukrainas – vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë, Usyk shpërdoroi një rast të artë për të shënuar

Futboll 04 Shkurt 2022 16:55

Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit, Oleksandr Usyk, bëri debutimin e tij për ekipin ukrainas të nivelit të dytë FC Polissya në një ndeshje miqësore kundër NK Veres Rivne të premten.

Usyk mori pjesë në disa seanca stërvitore, përpara se të përfshihej në një ndeshje miqësore me shokët e tij të Polissya.

Kur diskutoi përfshirjen e Uysk me ekipin e tij, drejtori i Polissya, Volodymyr Zagursky tha për The Times Hub: “Nëse Usyk forcon ekipin tonë, ne do të ofrojmë një kontratë profesionale, nëse jo, thjesht do t’i japim një shans për të provuar fuqinë e tij në futboll.

“Si do të jetë pjesëmarrja e Usyk në turne? Këto momente mbahen sekret. Shikoni turneun dhe do të shihni gjithçka.”

35-vjeçari – të cilit iu dorëzua fanella me numrin 17 – u fotografua në pjesën e parë, me Polissya që ishte duke humbur me rezultat 1-0.

Image

Usyk bëri debutimin e tij në minutën e 75-të dhe pati një shans të madh për të hapur llogarinë vetëm disa sekonda pasi hyri në lojë, por siq edhe pritej, aftësit e tij në futboll nuk i afrohen aytre në boks.

Pavarësisht se nuk pati një ndikim të rëndësishëm, Uysk u përfshi dhe punoi shumë për të siguruar fitoren për skuadrën e tij.

Larg fushës së futbollit, Usyk pritet të përballet me Anthony Joshua në mars ose prill në ndeshjen e revanshit të shumëpritur të çiftit – me fituesin që ka të ngjarë të luftojë fituesin e përplasjes së ardhshme për titullin WBC të Tyson Fury dhe Dillian Whyte. /Insporti.com/

-->