Kampioni i botës në boks kthehet në Ukrainë në mes të pushtimit, ka një mesazh për Putinin

Sporte të tjera 26 Shkurt 2022 15:59

Oleksandr Usyk u kthye në Ukrainë pasi Vladimir Putin filloi pushtimin e vendit.

Kampioni i botës në peshën e rëndë ishte në Britani të Madhe në fillim të kësaj jave, por tani është kthyer në shtëpi në një kohë kur shumë të tjerë po ikin, transmeton Reporteri.net.

Pas kthimit në vendlindjen e tij, Usyk postoi një mesazh në rrjetet sociale.

Ai po fliste në gjuhën ukrainase, por mbishkrimi ishte në anglisht.

Ai thjesht tha: “JO LUFTË”.

Në vetë videon, Usyk hodhi poshtë pretendimet se ai kishte “ikur” nga situata pasi ishte në Britani kur pushtimi filloi të enjten në mëngjes.

“Disa më kanë shkruar se kam ikur. Nuk e bëra, isha në punë por jam kthyer, jam në shtëpi”, tha ai.

-->