Kampioni ne automobilizëm: Nuk shoh ndonjë kundërshtar në garat e radhës

FASK 21 Maj 2021 22:44

Kampioni i Kosovës në automobilizëm, Bardhyl Canolli ka rrëfyer detaje mbi jetën personale në emisionin Sui Generis, shkruan Insporti.

Canolli zbuloi se triumfi në garën e Kullës së Pejës është më i veçanti i tij në Kampionat të Kosovës, garë kjo ndërkombëtare e organizuar nga FIA, pjesë kampionat të CEZIT, ku çdo shtet i cili është i antarësuar në FIA duhet të organizojë një garë të tillë nacionale.

“Përveç që arrita ta fitojë vendin e parë, kam vendosur rekordin i cili nuk u thye as nga bolidi i Formulës 3 të cilin e voziste një pilot nga Hungari vitin e kaluar” – deklaroi ai.

Canolli u shpreh se nuk sheh kundërshtarë në garat vendore dhe rajonale, teksa ndryshon puna kur bëhet fjalë për garat në Evropë.

“Në kampionat të Kosovës nuk e shoh askënd kundërshtarë, por nëse flasim për Evropë aty ka gjithçka, sidomos janë dy italinë të cilët askush nuk mundet ti mposhtë që disa vite. Veturat e tyre janë të vitit të fundit ndërsa vetura ime është prodhim i vitit 2013” – përfundoi ai./Insporti.com/

-->