Kampioni në UFC dorëzon titullin: Nuk kam më motivim

Sporte luftarake 01 Qershor 2020 16:25

Kampioni i UFC-ës në kategorinë “lightheavyweight”, Jon Jones ka njoftuar se është tërhequr nga garat në oktagon dhe se ka dorëzuar titullin.

Ai është shprehur se nuk ka më motivim për të luftuar sepse nuk paguhet mjaftueshëm.

“Duke parë situatën, tani për tani, asnjë sportist nuk më motivon për të dueluar. Të shohim nëse do të ndryshojë situata në vitin 2021”, shkruan Jones në llogarinë personale në Twitter.

Më tej, Jones, një nga ikonat e UFC-së, u shpreh: “Mendoj se për titullin e këtij Divizioni të duelojnë Dominick Reyes dhe Jan Blachovicz”.

Në fund, Jones ka hedhur disa akuza në drejtim të UFC-së: “Sa herë që kam dueluar jam dëmtuar, duke rrezikuar pas çdo grushti që kam marrë. Ndihem sikur në asnjë moment të karrierës nuk jam paguar ashtu si duhet”.

-->