Kampioni nuk ndalet, Marc Marquez fiton dhe Çmimin e Madh të Japonisë

Moto GP 20 Tetor 2019 10:56

Marc Marquez ka fituar dhe Çmimin e Madh të Japonisë në MotoGP.

Në pistën e Motegi, kampioni i Botës i Honda e preu i pari shiritin e finishit përpara Yamahas jozyrtare të Fabio Quartararo dhe Ducatit të Andrea Dovizioso.

Vendi i katërt i takoi Yamahas së Vinales ndërsa i pesti u rendit Crutchlow me Honda.

Paraqitje jo fort e mirë për Petruccin i cili e mbylli këtë garë në vendin e 9.

Marc Marquez nuk e nënvlerësoi këtë garë në Japoni edhe pse është shpallur kampion disa javë përpara përfundimit të kampionatit.

-->