Kampioni përshëndetet sivjet

Moto GP 12 Korrik 2018 16:37

Një prej ngasësve më të trofeshëm dhe më të mirë të viteve të fundit dhe një prej ngasësve më të pafat ndonjëherë në kampionati MotoGP, od ta përshëndetet sivjet nga ky kampionat.

Fjala është për spanjollin Dani Pedrosa, njeriun i cili ka fituar tituj në kategorinë 125cc dhe 250cc, dhe ka bërë gara në Moto GP që nga viti 2006.

Përgjatë këtyre viteve Pedrosa dy herë ka qenë nënkampion,tri herë i treti në renditje dhe katër sezone ka përfunduar si ngasësi i katërt në botë.

I njohur për përkushtimin e tij të madh dhe trupin e tij të vogël (160cm dhe 51kg) si dhe për besnikërinë e tij ndaj ekipit Repsol Honda, Pedrosa asnjëherë nuk ka qenë në gjendje që ti përballojë ngarkesat fizike dhe mentale për tu bërë kampion bote, por edhe në momente vendimtare fati nuk ka qenë në anën e tij.

Sidoqoftë, ai deri në fund të këtij sezoni do të kërkojë që të përmirësojë edhe më shumë bilancin prej 31 fitoreve në MotoGP.

-->