Kampioni shqiptar i boksit thyen izolimin, lahet në liqen

Boks 20 Mars 2020 20:07

Ish-kampioni i boksit, Jetmir Kuçi ka shfrytëzuar ditën me diell të kësaj të premte dhe është larë në Liqenin e Shirokës.

Pavarësisht se autoritetet i kanë bërë thirrje të përsëritura qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të përhapjes së COVID-19, jo të gjithë i binden urdhrave.

Ka qenë vetë Kuçi ai që e ka treguar shkeljen e urdhërave, sepse videoja u publikua në rrjetin e tij social ku ka shkruajtur: “Ditë stërvitje.”

-->