Kampioni shqiptar kapet “mat” me modelen seksi (FOTO)

Boks 06 Shtator 2019 10:37

Kampioni Shqiptar i boksit Kristian Prenga i cili prej ditësh është kthyer në Shqipëri për pushime është parë dje në një nga lokalet e kryeqytetit në praninë e një femre super seksi.

Ndonëse boksieri ka qenë gjithmonë larg syrit të medies dhe s’është bërë asnjëherë pjesë e medieve rozë.

Ish Miss Shqipëria dhe bukuroshja e parë Shqiptare që fitojë një kurorë nga Fashion Tv ishte vajza që ndodhej në praninë e tij.

Bëhet fjalë për Klaudia Kalia e cila është një prej modeleve me “in” dhe sexy të momentit në Shqipëri. Nuk dihet ende cila është marrëdhënia mes tyre por kjo është hera e parë që boksieri Prenga fotografohet pranë një femre në publik.

Si duket Klaudia synon vetëm “Kampionët” pasi ajo është parë më parë edhe në shoqërinë e reperit Noizy.

Kristiani vazhdon karrierën e tij si boksier në Shtetin e Kanadasë por siç ka njoftuar ka pasur një ndërprerje për shkak të një dëmtimi në dorën e majtë ndërsa Kalia është bërë pjesë e sfilatave botërore, si duket dy “miqtë” kanë gjetur pak kohë për njëri tjetrin.