Kampioni “stërvitet” me AFK Borean

Superliga 10 Prill 2019 21:32

Kampioni aktual, Bashkimi, ka shënuar me lehtësi fitore ndaj skuadrës pejane AFK Borea me rezultat 181:63.

Me këtë fitore prizrenasit janë konsoliduar në pozitën e katërt, tani me 41 pikë, ndërsa AFK Borea gjendet në pozitën e fundit me 29 pikë.

Steven Haney Jr me 42 pikë ishte më efikasi te Bashkimi, ndërsa Drilon Hajrizi e Ujkan Karanezi kontribuan me 35, përkatësisht 31 pikë.

Te skuadra udhëtuese i vetmi që pati pikë dyshifrore (24’) ishte Ilir Shala.