Kampionia e botës i bashkohet PDK-së

Sporte tjera 05 Shtator 2019 21:38

Aderimet në partitë politike janë bërë “modë” gjatë ditëve të fundit dhe kësaj dukurie nuk i janë shmangur as sportistët.

Së fundi kështu ka vepruar edhe kampionia Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa, e cila nga sot është anëtare e PDK-së duke i dhënë mbështetje Kadri Veselit për kryeministër të ardhshëm.

Kreu i PDK-së e ka falënderuar Beqën për angazhimin dhe besimin në vizionin e tij në mbështetje të rinisë dhe gruas. “Kampionia Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa, nga sot është anëtare e PDK-së. Geta dhe PDK s’i kanë problem peshat e rënda”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.