Kampionia e Kosovës e pret kampionin e Uellsit në kuadër të Ligës së Konferencës

Futboll 20 Korrik 2021 10:10

Kampionja e Superligës së Kosovës, Prishtina sot do të luajë kundër skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan Insporti.

Skuadra nga Uellsi do të tentojë të shkaktojë befasi, mirëpo Prishtina do të shpresojë që të mos bëjë gabimin sikurse në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri Zekrija Ramadani ka thënë se është një përvojë e re për Prishtinën në këtë garë dhe do të tentojnë të japin maksimumin.

Connah’s Quay Nomads është një skuadër që zhvillon lojë fizike, derisa skuadra kosovare do të tentojë të dalë përpara përmes kundërsulmeve.

Ndryshe, ndeshja fillon nga ora 18:00, dhe do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kurse ndeshja e kthimit zhvillohet nëntë ditë më vonë në Uells. /Insporti

/Insporti.com

-->