Kanë arritur në Kosovë dy përforcimet e skuadrës së Ligës së Parë, në fundjavë të gatshëm për lojë

Futboll 11 Shtator 2021 10:05

Njëra nga skuadrat më aktive në merkato ka qenë KF Onix, e cila është përforcuar edhe me mbrojtësin Alexis Gomes dhe sulmuesin Madi Karamo Fatty, shkruan Gazeta Olle.

Futbollistët kanë arritur në Kosovë dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e xhiros së dytë, të cilën do ta zhvillojnë ndaj Besës.

“Dy perforcimet që më parë ishin zyrtarizuar nga klubi kanë arritur mbrëmë, ndërsa sot kanë zhvilluar seancë stërvitore me ekipën. Ku ditën e dielë do të jenë té gaqshem për ndeshjen ndajë FC Beses , dy përforcime shumê të nëvojshme per klubin qe ti arrijmë synimet drejt Super Liges”, thuhet në njoftimin e klubit.

Skuadra nga Banja në xhiron e parë ka barazuar pa gola ndaj Vëllaznimit.

Ndeshja ndërmjet Onix dhe Besës do të zhvillohet ditën e dielë nga ora 16:00 në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik.

-->