Kane do të kërkojë kundër Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ rekordin historik!

Futboll 16 Nëntor 2019 08:25

Me het-trikun në fitoren 7-0 të Anglisë kundër Malit të Zi, Harry Kane i është afruar një rekordi të madh në kualifikime për Kampionatin Evropian.

Kane shënoi të nëntin, dhjetin dhe 11-tin të enjten në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, aq sa ka edhe izraeliti, Eran Zahavi.

Kjo do të thotë se Kane ka nevojë për dy gola për të barazuar këtë rekord dhe het-trik për ta thyer atë dhe për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve për një Kampionat Evropian.

Ai është vënë pas rekordit që mbahet nga dy persona Robert Lewandowski (13) me Poloninë në vitin 2016 dhe David Healy me Irlandën e Veriut në kualifikimet e vitit 2008.

Kane do të kërkojë het-trikun në “Fadil Vokrri” për të thyer rekordin historik.

-->