Kane feston si i “çmendur” nga shtëpia

Futboll 17 Prill 2019 23:26

Tottenham Hotspurs është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke elliminuar Manchester  City me rezultat të përgjithshëm 4:4, falë golave si mysafir.

Rezultati i ndeshjes së sotme e zhvilluar në “Etihad Stadium” ishte 4:3 në të mirë të Manchester City, por golat si mysafir e kualifikuan për në gjysmëfinale skuadrën londineze.

Kjo ndeshje ishte tipike angleze, me raste të shumta, gola të bukur e dramë gjithandej.

“Gjelat” janë kualifikuar për gjysmëfinale pas 57 viteve dhe kjo natë do të mbahet mend gjatë në mendjet e tyre.

Skuadra e trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino, në këtë ndeshje ishte pa futbollistin kryesor, Harry Kane, i cili mungoi për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë javën e kaluar.

Kane ka postuar një video në rrjetin social “Twitter” në të cilën shihet duke festuar kualifikimin e skuadrës së tij.

 

Tottenham në gjsymëfinale do të përballet me gjigantin holandez, Ajax. /Insporti.com/

-->