Kane kërkon të largohet nga Tottenhami
Futboll
17 Maj 2021
20:38

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane sërish i ka treguar klubit anglez se dëshiron të largohet në verë, transmeton Insporti.
Tottenham nuk dëshiron ta shesë anglezin, por Manchester United, City dhe Chelsea janë në kontakt me përfaqësuesit e anglezit.
Kane preferon të mbetet në Premierligë dhe dëshiron që e ardhmja e tij të këtë zgjidhje para Kampionatit Evropian që nis në qershor.
Kane që nga fillimi i karrierës ishte pjesë e Tottenhamit, por në disa sezone ka luajtur edhe për Leyton, Milwall, Norwich e Leicester në formë huazimi.