“Kanë para por nuk janë bujarë”, pornostarja hungareze habit me deklaratën për futbollistët

Futboll 10 Prill 2021 16:36

“Vetëm se kanë shumë para nuk do të thotë se ata janë bujarë”. Shona River tregon me detaje mbrëmjen e saj të kaluar me tre lojtarë të Manchester United. “Më ka rastisur të jem shoqëruese për lojtarët e një ekipi shumë të rëndësishëm. Njerëz të famshëm dhe të pasur, kështu që mendova ‘kjo është më e mira që mund të më ndodhë’. Por nuk është kështu – shpjegoi ajo gjatë podcastit How To Be A Pornstar –

“Ata presin tu shkosh mbrapa sepse mendojnë se janë të famshëm. Ata nuk e bëjnë kurrë hapin e parë. Duan vetëm të jesh një shoqëruese e tyre dhe kjo vetëm për shkak se kanë shumë para, por kjo nuk do të thotë që ata shpenzojnë aq sa marrin.”

28-vjeçarja hungareze rrëfeu se ata ishin disa lojtarë të United, por nuk përmendi emrat e tyre. Asnjë koment deri më tani nga klubi anglez.

“Një futbollist i Manchester United më mori 200 euro nga çanta pa më pyetur, dhe kur e pyeta se çfarë po bënte ai më tha “më fal, porosita pica për miqtë e mi dhe më duhet të paguaj sepse nuk kam marrë para me vete.Unë mbeta pa fjalë”.. Përfundon Shona River.

-->