Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet përfundimtare

Futboll 01 Maj 2021 16:54

Kanë përfunduar ndeshjet e para të xhiros së 32’të në Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.

Drita ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në derbin e kësaj jave kundër Feronikelit me rezultat 3-1, me golat e Festim Alidemajt (17), Astrit Fazliut (49) dhe Xhevdet Shabanit (74), kurse për Feronikelin golin e nderit e shënoj Simunovski (83).

Arbëria ndërkohë ka humbur si vendas kundër skuadrës së Ismet Munishit, Gjilanit, me rezultat 3-4. Katër gola u shënuan në pjesën e parë, duke shkuar të dy ekipet në pushim të pjesëve me barazim 2-2, kurse në pjesë të dytë Kreshnik Bahtiri i dha epërsinë skuadrës nga Lipjani por skuadra e Gjilanit arriti që të përmbys rezultatin brenda 10 minutave të fundit, me gola e Gerard Prognit (83) dhe Shend Kelmendi (87).

Takimi mes Trepçës 89’të dhe Besës përfundoi me barazim 1-1. /Insporti.com/

-->