Kane tregon se Pochettino i dërgoi mesazh pas dy golave në fitoren dramatike të Anglisë

Futboll 20 Qershor 2018 12:47

Mauricio Pochettino ka qenë një ndër të parët që e ka përgëzuar sulmuesin, Harry Kane, pas dy golave në ndeshjen hapëse të Anglisë kundër Tunizisë në Kupën e Botës në Rusi.

Gareth Southgate e emëroi Harry Kanen si kapiten dhe udhëhoqi skuadrën drejt një fitore dramatike të hënën duke shënuar golin e tri pikëve në minutat shtesë.

Pas paraqitjes së mirë dhe dy golave, nuk kishin se si të mungonin mesazhet pozitive në drejtim të Kane dhe një ndër të parët, duket të ketë qenë trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, që është i lumtur me paraqitjen e lojtarit të tij.

“Poch më dërgoi mesazh pas ndeshjes”, tha Kane për FourFourTwo.

“Ai më dërgoi shumë emoi me zemra dhe më tha: ‘Shkojmë Anglia!.  Ai ka shumë lojtarë këtu”, shtoi Kane.

“Pochettino nuk është vetëm trajneri im, ai është shoku im, është trajner, por edhe shok gjithashtu. Ai dëshiron që unë dhe i gjithë ekipi të bëjmë punë të mirë”, shtoi mes tjerash Kane.

Anglia gjendet në Grupin G me Belgjikën, Tunizinë dhe Panamanë.

Pas fitores së parë, ata renditen të dytit me pikë të barabarta me Belgjikën, ndërsa sfidën e radhës “Tre Luanët” e zhvillojnë kundër Panamasë me . /Insporti/

-->