Kane vlerëson Shqipërinë: Kanë lojtarë të mëdhenj në mbrojtje, do të jetë….

Futboll 11 Nëntor 2021 17:01

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme në orën 20:45 në transfertë ndaj Anglisë në kuadër të kualifikueseve për Katar 2022.

Sot, në konferencë për shtyp ka dalë sulmuesi kryesor i britanikëve, Harry Kane, i cili nuk ka lënë pa vlerësuar ekipin shqiptar, veçanërisht repartin difensiv.

“Ata janë një ekip me strukturë të mirë dhe me lojtarë të mëdhenj në repartin difensiv. Por, ka më shumë të bëjë me aftësitë tona dhe mënyrën si mund t’ia dalim.

Albania 0-2 England: Harry Kane scores one and makes another - BBC Sport

Do të jetë një betejë e ashpër ndaj mbrojtësave të tyre, gjithsesi jam me besim në aftësitë e mia dhe të skuadrës.

Shpresoj të shënojmë disa gola. Duhet të bëjmë gjërat e duhura se do të jetë një ndeshje e vështirë, do të futemi me mentalitetin që do të fitojmë, por e dimë se do të duhet shumë për të t’ia dale. Ata do të kenë shumë energji dhe pasion në fushë, ndaj ne do të na duhet ta barazojmë këtë”, theksoi Kane.

-->