Kante u bë kampion i botës, e motivoi kjo tragjedi familjare

Futboll 21 Korrik 2018 19:42

N’Golo Kante sot cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Gjithçka nisi me triumfin në Premierligë me Leicester Cityn, për të vazhduar të njëjtën gjë sezonin tjetër edhe me Chelsea, ndërsa në botërorin e Rusisë ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Francës, që u shpallën kampion botëror.

I qeshur përherë, punëtor i madh, lojtar i shkëlqyer e një personalitet që nuk ekspozon shumë përmes rrjeteve sociale, Kante vlerësohet si lojtari më i përulur në futbollin modern.

Kante që babanë e humbi si i ri, këtë verë ka përjetuar një tjetër tragjedi familjare, duke humbur edhe vëllanë.

Kjo tragjedi dihej vetëm nga ekipi kombëtar i Francës, dhe u mbajt e fshehur gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht kësaj, Kante ia doli me sukses të ndalë Lionel Messin në përballjen Francë – Argjentinë, për të vazhduar kështu deri në triumfin e madh në finale kundër Kroacisë.

Kjo tragjedi duket se i shërbeu si motiv për t’u bërë kampion i botës.