Kapet mat në aeroport, sulmuesi afër rikthimit te Juventusi

Futboll 22 Shtator 2020 08:35

Nuk ka më dyshime, Alavaro Morata do të rikthehet te Juventusi.

Sulmuesi spanjoll ka lënë ekipin e Atletico Madridit për t’iu bashkuar kampionëve të Italisë.

El Chiringuito ka zbuluar momentet kur sulmuesi ka shkuar në aeroportin e Madridit për t’u nisur drejt Torinos. Një lëvizje e hapur që e çon në Itali lojtarin.

Kurse, tashmë ai ka zbarkuar në qytetin e Torinos.

Morata e njeh mirë ambientin, pasi ka luajtur për 2 sezone, nga viti 2014-2016 me “Zonjën e Vjetër”.

-->