Kapiteni Biraj vendos për të ardhmen e tij

Superliga 28 Shtator 2020 15:44

Basketbollisti i njohur kosovar, Qëndrim Biraj e ka vazhduar kontratën me klubin e Bashkimit për të vazhduar kështu ta bartë fanellën e portokalltë.

Biraj është bërë kapiten i skuadrës prizrenase që nga sezoni 2014/15 kur ishte vetëm 25 vjeç dhe këtë detyrë do të vazhdojë ta mbajë edhe më tej, njofton Bashkimi përmes rrjeteve sociale.

Bashkimi synon ta ketë një sezon sa më të suksesshëm në Superligën e basketbollit.

Sezoni 2020/21 do të fillojë kah gjysma e muajit tetor.

-->