Kapiteni i Dritës: Kemi më shumë kualitet se Gjilani!

Futboll 14 Shkurt 2020 17:52

Kanë mbetur edhe dy ditë para derbit më të madh kosovar në futboll në mes të Dritës dhe Gjilanit.

Ky takim që pritet të zhvillohet të dielën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit, pritet të grumbullojë mbi 6 mijë shikues.

Për derbin, fazën përgatitore e përforcimet, ka folur për gazetën Olle kapiteni i Dritës, Ardian Limani.

Ky i fundit i ka cilësuar si mjaft të qëlluara ardhjet në skuadër duke cekur emrat si Rexha e Fazliu që edhe më parë kanë veshur këtë fanellë.

“Faza përgatitore ka ecur mjaft mirë, përkundër të ftohtit që kishim në fillim të kësaj faze. Në Turqi kemi pasur një fazë mjaft të mirë përgatitore ku jam i kënaqur me punën që kemi bërë ku edhe moti ishte ideal.

Në ekip kanë ardhur katër lojtarë shumë kualitativ. Kemi prekur vetëm ato pozita ku kemi pasur nevojë dhe nuk jemi mbingarkuar. Kemi sjell lojtarë të sulmit, e ku Rexha e Fazliu veçse e njohin ekipin pasi janë bërë kampion me ne.

Derbi do të jetë një ndeshje e vështirë si gjithmonë. Mendoj që kemi më shumë kualitet, por shpesh në këtë ndeshje nuk kryen punë vetëm kualiteti. Këtu vendosin detajet e vogla”, tha Limani.

-->