Kapiteni i Dritës reagon pas humbjes së ndeshjes në tavolinë

Futboll 12 Gusht 2020 21:53

Kapiteni Ardian Limani ka reaguar pasi Drita konfirmoi zyrtarisht se është njoftuar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA për fatin e ndeshjes ndaj Linfieldit.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Kampionëve, derisa ishte paraparë të luhej dje në Nyon të Zvicrës.

Megjithatë, pas rasteve pozitive me COVID-19 te klubi gjilanas, autoritetet zvicerane në koordinim me UEFA-n anuluan ndeshjen.

Komisioni i Apelit në UEFA vendosi që ndeshja të anulohet përfundimisht dhe Linfieldit t’i takojë fitorja me rezultat zyrtar, 0:3.

Me anë të një postimi në rrjetin social, “Facebook”, shkroi:

“Ne asnjëherë s’do të ndalemi duke ju bërë krenarë me sukseset tona! Asgjë nuk mund të na ndal ëndrrat! Shihemi në Europa League!”.

Ne asnjëherë s’do të ndalemi duke ju bërë krenarë me sukseset tona! Asgjë nuk mund të na ndal ëndrrat! Shihemi në Europa League!#dritakrenari #dritadashuri ⚪️🔵

Gepostet von Ard Limani am Mittwoch, 12. August 2020

-->