Kapiteni i Liverpool e qorton portierin Karius (Video)

Liverpool arriti të kualifikohej në finale të Champions League me rezultat të përgjithshëm 7-6, por Roma arriti të shënonte fitore në “Olimpico” 4-2, në një ndeshje ku pati edhe polemika të shumta për disa momente kontestuese.
Roma përkundër që i uroi kalimin në finale Liverpool, u shprehën se në finale kanë mundur të jenë edhe ata, nëse nuk do t’iu “vidheshin” dy momentet e përfolura nga gjyqtari i ndeshjes Damir Skomina.
Në anën tjetër derisa pas ndeshjes, futbollistët e Liverpool po festonin avancimin në finale afër tribunave ku gjendeshin tifozët e “Reds” që kishin udhëtuar në “Olimpico”, nga shikuesit që po i përcillnin këto festime, u kap një moment interesant në mes kapitenit të skuadrës, Jordan Henderson dhe portierit gjerman Loris Karius.
Henderson i ndërpreu festën për pak çaste Karius, duke e qortuar për momentin e dhënies së penalltisë në fundit e ndeshjes, ku Roma shënoi nga pika e bardhë golin e saj të katërt.
Kapiteni ankohej se pse Karius nuk e kishte lëshuar portën më herët dhe ta ndalte harkimin e Romës, me ç’rast pas prekjes të topit me dorë nga mbrojtësi i “Reds”, Ragnar Klavan, u akordua njëmbëdhjetëmetërsh. /Insporti.com
@GaryLineker Did anybody else see Henderson having a pop at Karius for not staying in the middle of the goal for the Nainggolan Penalty at the end! Think he says something like “I told ya, dont move”!! pic.twitter.com/BKZt6Tj9Ua
— Daniel Brown (@danb27684) May 2, 2018