Kapiteni Shala: Kemi luftuar si luana

Nations League 14 Tetor 2020 23:44

Kapiteni Herolind Shala e ka vlerësuar lartë barazimin e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Greqia, raporton Insporti.com.

Shala për mikrofonin e Digitalb SuperSport Kosova ka vlerësuar ekipin dhe lojtarët e rinj që kanë luajtur sot.

 “Sot mendoj se kemi luajtur të gjithë me zemër. Kemi luftuar si luana dhe ia arritëm qëllimit”, ka thënë fillimisht Shala pas ndeshjes. Kemi pas mundësi me fituar lojën, patëm raste, por jam i kënaqur me lojën dhe disiplinën. Lojtarët që kanë luajtur sot e kanë bërë punën mirë, kemi luajt mirë si ekip në fazën e sulmit dhe të mbrojtjes. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Na nevojitet vetëm mbështetja pasi vetëm bashkë mundemi me i kthyer rezultatet dhe gëzimet e mëhershme”, përfundoi kapiteni, transmeton Insporti.com.

Kosova luajti baras pa gola në udhëtim me Greqinë në ndeshjen e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve. /Insporti.com/

-->