Kapitenia e Kosovës, operohet me sukses

Kombëtarja 01 Maj 2020 18:20

Kapitenja e Kosovës në hendboll, Leonora Demaj është operuar të mërkurën. Ajo ka bërë të ditur se operimi ishte i suksesshëm dhe se tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.

“Çdo gjë ka shkuar mirë. Tani fillon faza e rikuperimit dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë kapitenia jonë.

Pritet që ajo të kthehet në lojë pas 9 deri në 12 muaj.

Në mars, Leonora kishte pësuar lëndim të ligamenteve të gjurit të djathtë.

Demaj ka premtuar kthim edhe më të fuqishëm te Kosova.

-->